TIRANE

 Pas vrasjes mafioze të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti zv.ministri i Brendshëm Besford Llamallari i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në  News 24 , është përfshirë në debat me gazetaren Klodiana Lala. Llamalari nga studioja e emisionit ‘ Dritare me Rudinën’ u shpreh se nuk merret me detaje investigative.

 Llamallari: Për rastin konkret nuk do ishte aspak korrekte të shprehem . Por, ka dy elemente që zbulojnë punën e policisë. Ka shumë raste të tjera, mbi të gjithë informacionet që vijnë nga publiku që e ndihmojnë policinë. Është rritur në mënyrë eksponenciale raportimet pranë komisariatit dixhital, gjë që ka çuar në më shumë urdhëra mbrojtës.

Klodiana Lala: A e kishte në supervijim policia për shkak të aktivitetit në biznes. A ishte 26-vjeçari kontingjent i Policisë së Shtetit dhe a mbahej në vëzgjim si eksponent kriminal. Besoj se e dini që bëhet fjalë për një krim mafioz.

Llamallari: Unë nuk jam shef i policisë as prokuror, por nëse do ja bënit këtë pyetje jam e sigurtë që kanë detyrimin ligjor të mos përgjigjen. Ne duhet të informojmë publikun të mos përhapim panik, do ishte e rëndë ndoshta ka ndodhur në të shkuarën që zv.ministri të merrej me detaje investigative. Nëse do ishim koleg do uleshim në kafe.

Xhunga: Zonja Arapi më shkruan. Nëna e Jurgenit do e kishte gjallë po të ishte dënuar për burrin dhe unë do e kisha gjallë burrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb