TIRANE– Për të shmangur kontaktet deri në mbyllje të hetimeve, Gjykata e Tiranës ka vendosur që shtetasi grek Efthymio Efthymious i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit të mos qëndrojë në të njëjtin paraburgim me 23-vjeçarin Mario Meshini, i arrestuar si bashkëpunëtor.

Me vendim të Gjykatës, Mario Meshini do të qëndrojë në paraburgimin 302 në Tiranë, ndërsa ish-speciali grek në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, bashke me 3 personat e tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë.

Greku Efthymio Efthymious u përfaqësua në seancën e masës së sigurisë nga avokati Saimir Vishaj, por mësohet se ai ka kontraktuar edhe një avokat grek, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi të hënën masën e sigurisë arrest me burg për grekun Ethimjo Eftimiu, dhe 3 të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallarin.

Pas hekurave do të qëndrojë edhe Mario Meshini, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka nxjerrë në pritë Devi Kasmin, pranë shtëpisë që ky i fundit e përdorte si bazë për trafikun e drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: