Alec Baldwin “qëlloi dhe vrau në mënyrë të pamatur” kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” vitin e kaluar, sipas një padie të bërë së fundmi nga familja e saj.

Hutchins, 42 vjeç, vdiq vitin e kaluar gjatë një provë skene pasi një armë e mbajtur nga Baldwin qëlloi drejt saj. Baldwin është një nga disa të pandehurit e përmendur në padinë për vdekjen e gabuar.

Avokatët e familjes Hutchins thanë se ajo do të ishte ende gjallë nëse anëtarët e stafit do kishin marrë masat.
Padia e së martës u ngrit në Gjykatën e Parë të Rrethit Gjyqësor të Nju Meksikos në emër të bashkëshortit të zonjës Hutchins, Matthew dhe djalit Andros, dhe kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një konferencë shtypi, avokatët e familjes Hutchins prezantuan gjithashtu një ri-ekzekutim të animuar të të shtënave.
Ata pretenduan se Baldwin dhe të tjerët “dështuan të kryenin kontrolle standarde të sigurisë të industrisë dhe të ndiqnin rregullat bazë të sigurisë së armëve”.
Padia fajëson gjithashtu prodhuesit për “prerjen e qosheve të procedurave të sigurisë ku rrezikoheshin jetë njerëzore, nxitimin për të kapur afatet dhe injorimin e ankesave të shumta për shkelje të sigurisë”.

Të pandehur të tjerë të përmendur përfshijnë ndihmësdrejtorin David Halls, përgjegjësen e armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe mjeshtren e repartit Sarah Zachry.
Z. Halls dhe zonja Gutierrez-Reed janë përballur të dy me ankesa në të kaluarën se nuk iu përmbaheshin masave të sigurisë.

Arma që plagosi znj. Hutchins ishte një revole 45 Colt që supozohej të përmbante fishekë manovër. Baldëin – ylli dhe bashkëproducenti i filmit west – kishte praktikuar ta drejtonte atë nga kamera kur ajo qëlloi një plumb drejtpërdrejtë.

Zonja Hutchins, e cila po përgatitej për skenën tjetër, u godit në gjoks. Regjisori i filmit Joel Souza gjithashtu u godit në shpatull, por mbijetoi.
Rreth 500 fishekë u gjetën më vonë në set. Pas incidentit, Baldwin shprehu “tronditje dhe trishtim” për atë që ai e quajti një “aksident tragjik”.

Por në dhjetor, ai i tha ABC News se nuk e kishte tërhequr kurrë këmbëzën e armës.
Muajin e kaluar, ai ia dorëzoi telefonin e tij celular hetuesve pasi ata e kishin akuzuar atë për bllokimin e hetimit të tyre.
Janë ngritur disa padi në lidhje me setin e filmit dhe Baldwin ishte përmendur më parë në një dosje për neglizhencë.
Nuk ka ende kallëzim penal, por policia nuk e ka përjashtuar këtë. Baldwin nuk i është përgjigjur ende padisë së fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb