Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin ëp dosjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjyqtar i dosjes është caktuar Bedri Qorri, kurse seanca e parë mbahet më 26 mars, në orën 10:00.

Gjykata tashmë do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën ose jo të Prokurorsië për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që mbi Nevaldo Hajdarajn rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, pasi kishte thyer orën policore ndërsa efektivi Nevaldo Hajdaraj e ndoqi dhe e qëlloi me pistoletë. Vrasja e tij shkaktoi më pas një valë protestash nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që pas vrasjes dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb