KOSOVE-Qeveria e Kosovës ka dërguar një komunikatë ku shkruan se po përcjell zhvillimet e fundit rreth liderit të ISIS-it për grupin e Ballkanit, Lavdrim Muhaxheri, për të cilin është raportuar se është vrarë – çka e ka konfirmuar edhe familja e tij në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, pa lënë shumë të kuptohet se cilat janë ato vëzhgime që po i bën qeveria.

Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin”.

“Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës”.

Në komunikatën përmendet fakti se Qeveria e Kosovës është partner i përkushtuar dhe i fuqishëm i koalicionit anti-ISIS.

“Qeveria nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja”- thuhet ne deklarate, njofton Klan Kosova.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb