TIRANE-Kastriot Gjuzi, i cili është arrestuar për vrasjen e Mario Majollarit, ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur për këtë të parë për ditën që ndodhi ngjarja. Vrasja ndodhi më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e Gjuzit në polici, të dhënë para prokurorit të çështjes. Gjuzi ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me vrasjen. Policia dyshon për Gjuzin se pak minuta para ngjarjes makina e tij është filmuar pranë vendit ku ndodhi krimi, pranë zonës së Kinostudios.

“Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë por unë shkoj sepse aty kam vjehrrën time, ndaj shkoj shpesh. Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpinë dhe kur erdhi policia unë kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dhe shkova te komshiu. U largova direkt në Kosovë, më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë.”, tha ai, përcjell “BalkanWeb”. Kujtojmë se 40-vjeçari u arrestua afër kufirit me Kosovën 10 ditë pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa kishte përdorur emrin Petrit Gega për të kaluar kufirin. Gjykata vendosi ta lërë Gjuzin sot në burg, duke i caktuar atij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: