LEZHA

Gjykata e Lezhës do të mbajë sot seancën gjyqësore për shoqëruesit e Aldi Ramës, Kristian Sherrin dhe Armando Markun ditën kur 21-vjeçari vrau nënkomisarin Saimir Hoxha.

BalkanWeb mëson se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për dy të rinjtë.

Nga ana tjetër sot do të njihet me masën e sigurisë dhe xhaxhai i Aldi Ramës, Baki Rama i cili theu masën e arrestit të shtëpisë për të marrë trupin e pajetë të nipit të tij në Tiranë.

Ai ishte arrestuar më parë për tregëti të lëndëve piroteknike.

Disa ditë më parë, Aldi Rama vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Kune Vain pas një operacioni antikanabis. 21-vjeçari ishte në automjet me Kristian Sherrin e Armando Markun kurse Hoxha i shoqëruar nga dy kolegë.

Pas vrasjes, Aldi Rama u arratis për 4 orë kurse shokët  e tij u arrestuan. Ai nuk iu dorëza policëve, por vendosi të qëllojë veten në kokë dhe ndërroi jetë një ditë më vonë në spitalin e Traumës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb