Pas presionit të familjes dhe mediatizimit të rastit, gjyqtari i Fierit, Piro Sota hedh poshtë vendimin e marrë prej tij me parë. Ndryshe nga hera e parë ai jep masën “arrest me burg” për Festim Alimetajn personi i akuzuar për dhunën që çoi drejt vdekjes mikun e tij, Pelivan Sinanrrapaj.

Ky i fundit ishin liruar në “arrest shtëpie” pasi kishin dhunuar me sende të forta Sinanrrapajn, por ankesa e familjarëve dhe presioni mediatik për të zbardhur ngjarjen, bënë që sot gjyqtari të vetëkorrigjohej dhe ta kthejë në burg.

Ndërkohë Ferdinand Merkaj dhe Fitim Zekaj edhe ata pjesë e sherrit me Pelivan Sinanrrapajn kanë mbetur sërish jashtë qelisë.

  • foto galeri

Pelivan Sinanrrapaj 57-vjeç vdiq tek Trauma pas plagëve të marra në shpallur e kokë.

Mbrëmjen e 28 janarit në Ballsh, tre autorët e sipërpërmendur rrahën Pelivan Sinanrrapajn pasi kishin dalë nga një lokal. Ai u dërgua me plagë në spitalin e Traumës, teksa autorët u arrestuan një ditë më vonë.

Dy ditë pasi u arrestuan, gjyqtari i Fierit, Piro Sota dha arrest shtëpie për dy prej autorëve, kurse për Fitim Zekajn detyrim paraqitje duke i konsideruar 3 personat pa rrezikshmëri të lartë.

Nga ana tjetër më 7 shkurt, Pelivan Sinanrrapajt ndërroi jetë ndërsa sot gjyqtari Piro Sota rivlerësoi masën e sigurisë duke rikthyer në burg Ferdinand Merkajn me të cilin dyshohet se kishte bërë një debat 2 javë para ngjarjes dhe Festim Alimerkajn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb