Rreth 800 rrëmbime janë raportuar në Haiti deri më tani, gjatë këtij viti.

Qendra për analizë dhe Kërkime e të Drejtave të Njeriut (CARDH) , deklaroi se vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë rrëmbyer 119 persona.

Ndërsa bandat zgjerojnë kontrollin e tyre mes paqëndrueshmërive politike, njerëzit e nga të gjitha sferat e jetës , vendas apo edhe të huaj janë vënë në shënjestër.

Rasti më i fundit i raportuar është ai i 17 misionarëve nga SHBA dhe Kanada të cilët u rrëmbyen fundjavën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Siguria në Haiti tashmë mbetet një problem serioz dhe që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në korrik, situata vijon të përkeqësohet çdo ditë.

“Qytetarët nuk i besojnë policisë dhe kjo është një tjetër fakt shqetësuese, pasi do të mungojë bashkëpunimi mes tyre” ka thënë drejtori i CARDH, Gedeon Jean.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: