FIER

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën, të arrestuarin për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se gjatë transferimit në Gjykatë, Zaja ishte i rrethuar nga efektivët e FNSH me skafandra dhe antiplumba.

Vetë ai kishte kapuç në kokë dhe maskë anti-Covid duke mbuluar fytyrën.

Zaja u arrestua të dielën në Nikël të Fushë Krujës ndërkohë në kërkim për vrasjen e Kastratit janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb