Prokuroria e Pejës ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria bën me dije se ka ndaluar shtetasin K.M., nën dyshimin se ka kryer veprat  penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Gjithashtu në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vijimësi të  hetimeve  për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .

“Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet më tej në njoftim, shkruajnë mediat në Kosovë.

Kujtojmë se tre persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb