KRUJË- Policia e Krujës vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të vrasjes së trefishtë të personave të së njëjtës familje, ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në fshatin Thumanë. Për këtë ngjarje sot është vënë në pranga një tjetër person, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët, ndërkohë që është sekuestruar edhe një arsenal armësh.

Policia pohon zyrtarisht se në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 06.06.2015, në Thumanë, ku u vranë tre veta dhe mbeti i plagosur një tjetër, është arrestuar një tjetër përkrahës i autorëve të krimit, shtetasi Sandër Gjonaj, 29 vjeç, banues në Laç. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh:
• një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m,
• një krehër me 7 copë fishekë model 54, kalibri 7.62 m/m,
• një armë zjarri automatik kallashnikov,
• një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij,
• një kapak kutie tyte arme zjarri,
• një shtrat shuli të një arme zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale të “Përkrahjes së autorëve të krimit” parashikuar në kodin penal.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: