TIRANË

News 24 ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e efektivit të policisë Xhulio Prela.

Mësohet se një nga të dyshuarit për vrasjen e Prelës, Nikollë Sherrniku është dorëzuar në polici më datë 19 dhjetor.

Nikollë Sherrniku, pasi është paraqitur në polici, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Përveç Sherrnikut, për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim dhe një person tjetër, Brilant Martinaj i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit.

B. Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt, një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut. Policia njofton se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer pas.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Më tej, ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur.

Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës,. Agresori ka përdorur në krim një pistoletë TT.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb