TIRANË

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e ndodhur dje në komisariatin numër 3 në kryeqytet, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi, efektiv i policisë vrau kolegun e tij Caush Saliasi. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për “BalkanWeb” bisedën e fundit mes autorit dhe viktimës.

“Si do e lëmë bashkë?”, i është drejtuar Ludian Zaimi kolegut të tij Caush Saliasi dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë në komisariat.

Policia ka gjetur antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçari dhe mësohet se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu mësohet se autori i dyshuar e la makinën e ndezur para komisariatit. Në makinën e autorit u gjetën 30 fishekë
nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb