Një aktor, që ka luajtur në filmin “Rust”, ka folur për përvojën e tij në xhirimet që përfunduan fatale për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.

Në një intervistë me TMZ të hënën, Ian A. Hudson, i cili luan një person që thyen ligjin në film, e përshkroi xhirimin e një skene ku personazhi i tij u qëllua si “kërcënues për jetën”, për shkak të përdorimit të pistoletave dhe pushkëve të vërteta në xhirime.

Hudson tha se “i gjithë ekipi i kamerës mbroheshin nga mburoja” gjatë xhirimeve të skenave, shkruan People.

“Kjo më bëri të dyshoja se isha para kamerës dhe mes gjithë atij zjarri. Kur u lëshuan fishekët, kur ata qëlluan mbi mua në fakt ndjeva se mbetjet më goditnin fytyrën dhe trupin tim, dhe mund të ndjeja erën që lëshohej nga pushka”, tha ai.

“Ishte e rëndë. Ishte e fortë… Ishte kërcënuese për jetën. Ndihej shumë surreale”, vazhdoi më tej aktori.

Hudson tha se ai nuk ishte vetëm kur erdhi puna për të ndjerë frikë në xhirime.

“Unë flisja me kolegët e mi të kastit dhe të gjithë ramë dakord se sa intensive ishte dhe sa e frikshme dhe reale ishte ajo”, tha Hudson për TMZ për momentet e fundit të personazhit të tij.

Hudson i ndau këto mendime disa ditë para incidentit në xhirime, ai dhe aktorët e tij diskutuan gjithashtu vdekjen e Brandon Lee – djalit të Bruce Lee, i cili u qëllua dhe u vra aksidentalisht në xhirimet e “The Crow” në 1993.

“Ajo bisedë u bë disa herë. Ne thamë se po e bëjmë këtë në të njëjtën mënyrë si ata e bënë atë atëherë, 30 vjet më parë”, tha Hudson për TMZ.

Kujtojmë që autoritetet në New Mexico po hetojnë aktualisht vdekjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila vdiq pasi u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos të enjten.

Baldwin, 63 vjeç, qëlloi një armë zjarri mbështetëse ndërsa po bënte prova për një skenë në xhirimet e filmit “Rust”, duke lënë të vdekur Hutchins, 42 vjeç. Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, gjithashtu u plagos në incident, por u lirua nga spitali një ditë më pas.

Aktualisht filmi “Rust” ka ndaluar xhirimet pas vdekjes së Hutchers, sipas kompanisë së filmit, Rust Movie Productions, LLC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb