VLORË

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në aksin Vlorë-Babicë mëngjesin e sotëm.

Viktima, i identifikuar si Xhulian Bullari, 25 vjeç, sipas gazetarit Enrik Mehmeti ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen.

“Po hetohet në dy pista dhe atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes. Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.
Viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe kalimtarët e rastësishëm kanë njoftuar policinë se një person ishte në mjet i gjakosur”, raportoi gazetari Mehmeti.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: