Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i akuzuar për vrasjen e Mariglen Gjonajt, një 16-vjeçar që u zhduk në vitin 2017.
Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitje për një orë Rolex.
Trupi i pajetë i Gjonajt u gjet i groposur në zonën e Fushë Kuqes, shtatë vite pas zhdukjes së tij.
Vrasja tragjike e Mariglen Gjonajt është trajtuar gjerësisht edhe nga emisioni “Me zemër të hapur” me autore Evis Ahmetin, në News24.
(BalkanWeb)