KORCE- Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 16-vjeçarin A.Fecanji, i cili disa ditë më parë vrau me thikë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qatrom, mbrëmjen e 1 tetorit, ku Fecanji goditi me thikë 17-vjeçarin M.Kodra pas një sherri në lokal për lojën me kompjuter.

Si pasojë e goditjes, 17-vjeçari humbi jetën në spital.

Një ditë më pas, policia arrestoi 16-vjeçarin, ndërsa sot ai është njohur me masën e sigurisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: