TIRANA

Gjendet arma e krimit në Tiranë me të cilin ish-vjehrri vrau ish-dhëndrin afër Gjykatës së Tiranës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ishte vetë autori që zbuloi ku ndodhej arma e krimit.

Ai dëshmoi në Polici dhe RENEA arriti ta gjejë armën në lumin Lanë, para vendit të krimit, falë kontrolleve disa orë pas vrasjes. Ditën e sotme Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Saliajn.

Ngjarja ndodhi disa çaste para seancës së divorcit në Gjykatë mes vajzës së Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt. I plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama. Saliaj dhe Dhurata Picari ishin prej 17 vitesh të martuar dhe kishin 3 fëmijë teksa kishin vendosur të divorcoheshin. Shkak i konflikteve të vazhdueshme dukej të ishte kujdestaria e fëmijëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb