Publikohet për herë të parë videoja ku shfaqet Alec Baldwin duke bërë prova me një revolver disa momente para se ta shkrepte atë me dorën e tij, duke vrarë një kineast. Video në fjalë është publikuar nga zyra e Sherifit, që po heton rastin e vdekjes. Adan Mendoza, sherifi i qarkut Santa Fe në New Mexico, tha se ai po publikonte të gjitha dosjet në lidhje me hetimin që është bërë deri më tani, duke përfshirë një video të intervistës së Baldwin me detektivët disa orë pas të shtënave në setin e filmit Rust, i cili qëlloi për vdekje Halyna Hutchins, 42 vjeç dhe plagosi gjithashtu Joel Souza, 48 vjeç, regjisorin e filmit.

“Unë e heq armën ngadalë,” u tha hetuesve Baldwin, “Kthehem dhe gjuaj pistoletën. Shpërthim! Ajo bie në tokë. Ajo zbret, Souza zbret, duke bërtitur. Tamam si ‘Jezu Krishti!’”. Ai shtoi se arma, një revole Colt 45, “supozohej të ishte bosh”. Ai tha se kishte tre vjet që punonte për filmin me Souzwn. “Lashë gruan time dhe gjashtë fëmijët në Nju Jork për të ardhur këtu për një muaj për të xhiruar këtë film dhe unë jam ai që qëlloi armën sot, që pati një plumb të vërtetë që kaloi në trupin e asaj gruaje dhe në trupin e tij. Nga erdhi ai plumb?”, raporton The Times.

Hutchins u vra më 21 tetor gjatë provave për një skenë që kërkonte që Baldwin, i ulur në një kishë të zymtë, të hiqte një revolver nga xhaketa e tij. Në videon e publikuar rishtazi nga seti i filmit, ai shihet i ulur me duar të përthyera përgjatë gjoksit, ku pas tij është një dritare e lartë, ndërsa aktori nxjerr armën dhe më pas e drejton atë.

Sipas një raporti të policisë për një telefonatë që Baldwin kishte bërë me një nga hetuesit, rreth dy javë më vonë, aktori tha se nuk e tërhoqi këmbëzën, megjithëse gishti i tij ishte në të në atë moment. Alexandria Hancock, një detektiv, sugjeroi se nëse gishti i tij ishte në këmbëzën ndërsa ai tërhoqi çekiçin me gishtin e madh, mund të ketë pasur “presion të mjaftueshëm mbi këmbëzën që ai ta shtypte atë”. Ndërsa oficerët mbërritën në vendngjarje, videoja e kamerës së trupit tregoi Baldwin duke u endur pranë ndërtesës së kishës ku ata po filmonin skenën. “Unë jam personi që kishte armën në skenë,” tha ai.

Në një regjistrim të një interviste me Souza-n, e realizuar me sa duket gjatë kohës që ai ishte në spital, ai tha se ndjehej sikur e kishin “gjuajtur në shpatull. Pastaj shikova dhe pashë Hutchins me gjak që i dilte nga shpina”.

Në një deklaratë, Mendoza tha se “komponentë të ndryshëm të hetimit mbeten të pazgjidhura, përfshirë armët e zjarrit të FBI-së dhe mjekësinë ligjore balistike, së bashku me ADN-në dhe analizën latente të gjurmëve të gishtërinjve, raportin e gjetjeve të ekzaminuesit mjekësor të Zyrës së New Mexico dhe analizën e të dhënave të telefonit të Z. Alec Baldwin të nxjerra nga Hetuesit e sherifit të qarkut Suffolk”.

Pasi ato të jenë marrë, hetimi do të përfundojë dhe rezultatet do t’i jepen avokatit lokal të qarkut, i cili do të marrë një vendim nëse akuzat janë të justifikuara.
Baldwin është përmendur në disa padi, duke përfshirë një të ngritur nga bashkëshorti i Hutchins, Matthew, por ka argumentuar në dokumentet e gjykatës se një klauzolë zhdëmtimi në kontratën e tij e mbron atë nga përgjegjësia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: