Vetëdorëzohet në policinë e Lushnjës Kastriot Hasalla. Ai ishte në kërkim nga policia pas vrasjes së kushëririt të largët Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke. Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla.

Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb