Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ndërsa detaje të rënda dallohen ende në katin e tretë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Në mur shihen shenjat e lëna nga plumbat, duke dëshmuar për momentet e përplasjes së armatosur që përfundoi me vdekjen e të riut.

Në dysheme janë ende të dukshme gjurmë gjaku, të mbetura pas ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, viktima ishte ndjekur nga autori i dyshuar deri në pallat, ku më pas është qëlluar me armë zjarri.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të skenës së krimit, ndërsa ekspertët kriminalistikë po administrojnë çdo provë të gjetur në vendngjarje. Ndërkohë, RENEA dhe forca të shumta policie vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: