Një Gjykatë në Londër, ka shpallur fajtor “kikbokserin” suedez, Anis Hemissi, i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarin Alex Beqirin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2020, ku Beiqri u ekzekutua me një breshëri plumbash në sy të djalit dhe gruas. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit.

Hemissi, ra në sy sepse përdori një biçikletë të posaçme për femra në Angli, ndërsa në Suedi, përdoret nga të dyja gjinitë. Beqiri, që kishte kombësi suedeze dhe shqiptare, pretendonte se merrej me muzikë, por në fakt, ishte i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja në Holandë e më gjerë. Kohët e fundit, sipas autoriteteve ai tregohej i kujdesshëm dhe ruhej gjatë gjithë kohës. Sakaq, Daily Mail shkruan se autor për këtë krim u shpall Hemissi, ndërsa persona të tjerë që ndodheshin të burgosur, janë liruar nga akuzat dhe kanë lënë qelinë.

Kush ishte Beqiri dhe pse u ekzekutua:

Flamur Beqiri, i cili njihej me emrin e artit “Alex”, dyshohej se ishte përfshirë shumë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. Beqiri mendohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila është përfshirë në konflikte me rivalët e njohur si Los Suecos, që do të thotë ‘Suedezët’, e cila është përfshirë në më shumë se dhjetë vrasje në Suedi dhe Spanjë. Në Suedi, Beqiri mori kërcënime me vdekje në Malmo para se të largohej për në Mbretërinë e Bashkuar rreth katër vjet më parë. Pikërisht, përfshirja në veprimtaritë kriminale dyshohet se u bë shkak për ekzekutimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb