TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Esat Canin, i cili vrau të dashurin e motrës së tij të martuar pak ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës. Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për gruan e viktimës Elida Canin si dhe bashkëshortin e saj Defrim Kurtin.

31-vjecari Esat Cani akuzohet se vrau me mjete të forta 34-vjeçarin Arben Gjeci në bashkëpunim me kunatin e tij Defrim Kurti.

Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb