Domenico Palmisano nuk ia doli. 26-vjeçarit, student i informatikës, i mungonte vetëm një provim për t’i dhënë fund rrugëtimit universitar.

Provimi i fundit u mbajt në spital, por ai nuk kishte mjaftueshëm kohë për të marrë diplomën. Tumori e mori atë para se të mund të përfundonte studimet e tij dhe të arrinte finalen. Historia e tij është publikuar në  Quotidiano di Puglia.

“Të dielën ai e dinte shumë mirë se nuk i kishte mbetur edhe shumë kohë për të jetuar. Por pavarësisht dhimbjeve, ai vazhdoi të studionte për udhëkryqin që edhe pak donte të arrinte. Sikur kishte një mënyrë për të mundur vdekjen. Ditët e fundit më pyeste shpesh: ‘do t’ja dal të diplomohem’,  tregon Anna Pulpito, presidente e Shoqatës së Vullnetarëve në Spitale.

Sipas gazetës së Pulias, universiteti ishte vënë në lëvizje që djali të merrte diplomën falë ndërhyrjes së Anna Pulpito. Kërkesa ishte pranuar, por shumë vonë për djalin.

“Shpallja e diplomës erdhi kur zemra e Domenicos kishte ndalur rrahjet, dhe kështu familja dhe miqtë e tij e vunë diplomën në arkivolin pranë tij”

Funerali i Domenicos u mbajt më 6 janar, në Palagiano, vendlindja e tij. Mes shumë të pranishmëve ishte edhe rektori i Politeknikut të Barit, i cili donte të ngushëllonte familjen personalisht për këtë fatkeqësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: