Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç teksa ka komentuar vizitën e tij në Kosovë tha se mes dy vendeve do të ishte mirë që të arrihej një marrëveshje. Në një shkrim në gazetën serbe ‘Blic’ Vuçiç shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni.

“Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me lap-top, me dije, libër e laps, dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi është heshtur. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një vazhdimësi me politikën e Millosheviçit”, ka shkruar Vuçiç.

Po ashtu presidenti serb flet për një tjetër kohë dhe epokë të re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë. “Ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb