BRUKSEL- Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se i frikësohej faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

“Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”, deklaroi Vuçiç për gazetarët gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni.

Siç shkruan “ATA”, ai është shprehur se “Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet. Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”.

Vuçiç ndodhet në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së, anëtarë të grupit ”Miqtë e Serbisë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb