SERBI


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket i tmerruar nga statistikat zyrtare që ka marrë nga ana e OKB-së, të cilat tregojnë se populli serb po tkurret nga dita në ditë, ndërsa shqiptarët po shtohen. Vuçiç deklaroi se nëse vazhdon ky trend, atëherë shqiptarët do të jenë dyfish më shumë më 2100 më shumë se serbët.


Duke vlerësuar këto shifra, Vuçiç u shpreh përpara Kuvendit të Serbisë, se serbët duhet që të bëjnë tashmë e tutje më së paku 3 fëmijë. “ Për të pasur një rritje pozitive natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, nevojitet që gratë të lindin prej një mesatare rreth 3.2 fëmijë”, tha Vuçiç me shqetësim. Ai tha se nëse nuk merren këto masa, atëherë Serbia jo vetëm që nuk do të mund të flasë dot për Kosovën, por as për serbët në Serbi.


Sipas tij për të parandaluar një tragjedi të tillë, atëherë Serbia duhet që të arrijë një marrëveshje paqeje më Kosovën, pasi nëse vazhdon konflikti i ngrirë me incidente të një pas njëshme atëherë kjo do të jetë fatale për Serbinë. Ai ka prezantuar disa të dhëna të OKB’së, duke treguar se në vitin 2100, shqiptarët do të jenë më shumë prej 4 milionë e 936 mijë  më shumë se tani, që në total i bie të jetë rreth 9 milionë e 640 mijë. Ndërkohë sipas statistikave që prezanton ai, serbët do të jenë 3 milion e 132  mijë më pak, apo në total do të jenë vetëm  4 milionë e 327 mijë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb