TIRANË-Asnjëherë nuk e kam dëgjuar kushtin që pavarësia e Kosovës duhet të njihet nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vucic për rrjetin televiziv amerikan, CNN.
Vuçiç në këtë intervistë ka sqaruar se nëse kjo kërkesë i bëhet do të thotë që BE nuk e dëshiron Serbinë në gjirin e saj, transmeton Indeksonline.
CNN: A mund të thoni që do e njihni Kosovën si shtet të pavarur nëse doni të bëheni pjesë e BE-së?
Vuciç: Asnjëherë nuk kam dëgjuar këtë kusht…
CNN: Ka mundësi që të bëhet kusht. Unë mund të shkoj sot te Komisioni Evropian dhe ata mund të thonë ‘po, është kusht’..
Vuciç: Ata nuk do e thonë këtë…
CNN: Pra, ju po thoni që nuk duhet ta njihni apo që nuk pritet ta njihni Kosovën?
Vucic: Nuk është aq e thjeshtë. Të thuhet që duhet të njihni Kosovën si shtet të pavarur, këtë nuk e kemi pasur si kusht. BE e di mirë se të thuhet se ju duheni ta njihni Kosovën si shtet të pavarur…kjo do të ishte një kusht i atillë Serbisë do ia dërgonte mesazhin: ‘OK, ne nuk presim juve së shpejti në Bashkimin Evropian’”, ka thënë Aleksandar Vuciç.
Ai e ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit, “Rrjedha e Jugut” nga Moska për transportimin e gazit rus ndër të tjera edhe përmes Serbisë, e ka konsideruar si tronditëse.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: