River Clean Up Abania ka përmbyllur fazën e parë të sfidës së pastrimit të lumenjve nga materialet plastike.

Ky është një projekt pilot i cili ka përfshirë 12 shkolla 9-vjeçare në bashkitë e Durrësit dhe të Krujës.

Laura Gjyli, pedagoge e UAMD-së, vullnetare e nismëtare e River Clean Up Albania, ka sqaruar se projekti kishte për qëllim edukimin e fëmijëve të shkollave me praktikë e veprime konkrete për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për problematikat e ambientit.

Kjo OJQ ka organizuar në dy vitet e fundit 38 aksione pastrimi, në të cilat kanë marrë pjesë jo vetëm vullnetarë, por edhe qindra nxënës shkollash dhe studentë të UAMD-së, për pastrimin e lumit Ishëm. Ky lumë është cilësuar edhe si një nga lumenjtë më të ndotur në Evropë.

Në fund të aktivitetit u bë shpallja e shkollave fituese, ku merituan certifikatën me rrethin e parë të mirënjohjes shkollat me më shumë kontribute në aksionet e pastrimit dhe mbledhjen e materialeve të riciklueshme.

Impakti total për aktivitetet e fazës së parë përfshin leksione ndërgjegjësuese për rreth 5000 nxënës, rreth 100 pastrime javore 10 minutëshe, dhe grumbullimit të rreth 2500 kg plastikave
për riciklim, por jovetëm. Disa shkolla kanë bërë e demostruar art me plastikat e përdorura dhe me të ardhurat e gjeneruara nga plastikat e grumbullura e sponsorizime nga bizneset janë investuar e instaluar 16 kosha funksionale në zonat e banimit përgjatë lumit Zeze.

Shkollat fituese janë:

Çmimi i Parë Bajram Curri,
Çmimi i Dytë Abedin Dino,
Çmimi i Tretë Hajdar Hoxha,
Çmimi i Katërt Vinçenc Prendushi,
Çmimi i Pestë 14 Nëntori

Shkollat 9 vjeçare të angazhuara:

1. ? Bajram Curri ndërtoi 15 Kosha
2. ? Abedin Dino Mori pjesë në ndërtimin e 12 Koshave ?️
3. ? Vinçenc Prendushi:
Mori pjesë në ndërtimin e 4 Koshave ?️
4. ? Hajdar Hoxha
Mori pjesë në ndërtimin e 3 Koshave ?️
5. ? 14 Nëntori
Mori pjesë në ndërtimin e 3 Koshave ?️
6. ? Ibrahim Kodra, Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave?️.
7. ? Shaqe Mazreku:
Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave ?️
8. ? Vasil Ziu
Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave ?️
9. ? Marie Kaçulini
Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️
10. ? Migjeni
Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️
11. ? Albanian College
Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️
12. ? Njazi Mastori

08bd344b E8ce 4fe6 Aafa 3fe71017af1c

25670cdc C189 40b8 8fff 454ba72c4be7

2bee1f93 F843 44e1 A4f1 0747a522f233

Bde51b01 C999 4f52 Aaee D26ee39b4f6a

Fb1b66d0 0f61 484a 9494 29206b50f136

F51572e3 Deb3 4630 913e 9d0a8ca616a5

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb