Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një “kurth politik” dhe një përpjekje për manipulim publik.
Në deklaratat e tij, Rama tha se vendi po përballet me tentativa për të devijuar vëmendjen nga zhvillimet reale dhe se, sipas tij, protestat po përdoren për qëllime politike të kamufluara me motive patriotike.
Ai shtoi se nuk ka premtuar një qeverisje pa gabime, por një qeverisje që, sipas tij, nuk do të tradhtojë besimin e qytetarëve. Rama deklaroi gjithashtu se kundërshtarët politikë po përdorin, siç u shpreh ai, “atdhetarinë si mjet manipulimi”, duke e kthyer situatën në një “kurth për të ardhmen e Shqipërisë”.
Edi Rama: Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe po ashtu siç e doni ju dhe t’ju udhëheq që të përmbyllim këtë që kemi nisur bashkë, për t’i ngritur kokën çdo shqiptari e për t’i dhënë vlerën që i takon flamurit tonë, e për ta bërë Shqipërinë vendin me destinacionin më për t’u pasur zili në Mesdhe.
Kam hyrë në zyrë dhe kam thënë zyra është e imja dhe pushteti i juaji. Nuk kam, premtuar se nuk do të bëj gabime, por kam premtuar se nuk do t’ju tradhtoj shumë, nuk është vendi këtu t’ju shpjegoj arsyet, por t’ju shpjegoj si ju kanë manipuluar duke përdorur atdhetarinë dhe ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që këtu në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë, unë kështu e shoh.
Dua të ndaj me ju se kam menduar këto ditë edhe për një film që na identifikon para botës edhe kur bota na dinte njerëz me bisht dhe u bëmë të njohur përmes filmit “Wag dhe dog”. Këngë patriotike se plot që shoqërojnë videot përkatëse, heronj të sajuar dhe ngjarje të organizuar me kujdes, dhe zhvendos vëmendjen e publikut.
