Sërish probleme në Wizz Air. Avioni i linjës Pescara-Tirana ka shfaqur probleme. Qytetarë kanë thënë për “BalkanWeb” se janë të shqetësuar pasi nga koha e keqe avioni nuk është ulur në Rinas.

Pas gati dy orësh në ajër, avioni i linjës Pescara-Tirana është kthyer në Brindisi në Itali.

Ndërsa qytetarët kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje se si do të vijojnë më tej dhe nëse do të niset apo jo sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: