Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Forcat e Armatosura janë sot institucioni më i besuar për shqiptarët.

Xhaçka shprehet se Baza e Kuçovës është sot e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.

Postimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:

3 vjet janë shumë pak në historinë e Forcave te Armatosura Shqiptare??. Por jam e lumtur, që në këto 3 vjet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ia kemi dalë të bëjmë disa punë të mira, që e kanë bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët. E mbi të gjitha, ndihem mirë që djemtë e vajzat, burrat e gratë në uniformë kanë sot më shumë arsye ta veshin uniformën me krenari e kokën lart. Sepse, në 3 vjet ia kemi dalë me shumë punë e shumë mund të bëjmë shumëçka për t’i bërë FA një forcë më moderne, më profesioniste, më të arsimuar, e mbi të gjitha, më meritokratike.

✅Ia kemi dalë t’u garantojmë ushtarakëve një trajtim me dinjitoz, duke rritur pagën e tyre dhe në vitin 2018; duke rikthyer pagesën e vështirësisë dhe  trajtimin ushqimor që iu mohua me të padrejtë në 2013.

✅Ia kemi dalë të akreditojmë Akademinë e FA, si të vetmin  institucion të arsimit të lartë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke hedhur kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të FA.

✅Kemi bërë shumë edhe për modernizimin e infrastrukturës, pajisjeve e kapaciteteve, duke filluar nga ?sistemet e radarëve; ?helikopterët Blackhaëk, pajisjen me mjetet e duhura të Batalionit të dytë të Këmbësorisë; ?çertifikimin nga NATO të Batalionit Kombando dhe B2k e deri tek ? njësia për luftën kibernetike që i është shtuar sot FA.

✅ Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka drejtuar disa nisma të rëndësishme si SHBA – Karta e Adriatikut (A5) apo SEDM.

Janë zhvillime që vlerësohen edhe nga partnerë e aleatë, të cilët, sot e shohin Shqipërinë ?? jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie, kudo ku Aleanca përballet me sfida. Treguesi më i qartë e i dukshëm i këtij besimi është Baza e Kuçovës, e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: