Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet e pikëlluar për tragjedinë në spitalin COVID të Tetovës.

Xhaçka thotë se dhimbja dhe tragjedia e shqiptarëve të Tetovës i përket të gjithë shqiptarëve.

Ajo i shpreh ngushëllime familjarëve dhe mbarë komunitetit shqiptar.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb