Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se ka pasur edhe brenda Partisë Socialiste që nuk kanë qenë pro reformës në Drejtësi.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’, Xhafaj tha se ‘ka pasur në atë kohë’, pa specifikuar se kur dhe kush. Mes të tjerash Xhafaj saktësoi se ata zëra ‘kundër’ kanë qenë për mënyrën e ideimit të projektit.

Xhafaj: Ka pasur dhe brenda PS që nuk kanë qenë pro reformës në Drejtësi. Ka pasur në atë kohë. Por ama PS….Për mënyrën se si është konceptuar.

Balla: Ka pasur në PS njerëz kundër reformës?

Xhafaj: Jo kundër, por për projektin. Për ideimin e projektit.

Balla: Sa larg në hierarki kanë qenë?

Xhafaj: Ca rëndësi e ka? ! Ajo reformë ka pasur mbështetjen e atij grupi parlamentar të PS. Nëse s’do të kishte mbështetjen e grupit parlamentar, të kryetrarit të PS, ajo reformë nuk do të shkonte deri në fund. Mos të bëhemi naiv. Ata nuk kanë qenë të përfshirë, por kanë qenë të rreshtuar aty në mbështetjen e këtij projekti. Brenda këtij grupi ka pasur mendje që mendonin ndryshe nga unë dhe skuadra që punoja unë për projektin. Ka dhe sot njerëz që mendojnë; ‘dje ata, sot ne’. Ata kanë qenë në autobus. Do vijë dita që do të përballen me këtë gjë. Do vijë dhe dita kur të përballen me këtë gjë, dhe do të thyejnë dhe hundët. I kam kushtuar 20 vite të jetës time kësaj reforme. Nuk është fakt i panjohur, i kam vuajtur pasojat e kësaj. Për këtë shkas më janë bërë. E di unë, dhe partnerët, dhe kolegët. Kam qenë i përgjegjshëm, i përgatitur më shumë se kaq. Nuk është më prioritare mbrojtja e tyre, por eficensa e tyre. Institucionet e reja duhet të përballen me qytetarët. Janë më të paguarit në vend. Është buxheti i taksave të qytetarëve.

 

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb