Në vazhdimësinë e pyetjeve të mbrëmshme, ishte Luizi ai që ngacmoi pak Nitën lidhur me banorin e ri.

“Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”, ishte pyetja e tij

Por përgjigjja e Nitës i ka befasuar të gjithë teksa tregoi se më herët ata kanë qenë në një lidhje bashkë.

“Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë.”

Të gjithë këtë e konfirmoi edhe Shpati.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb