IRAK – Një numër i madh i militantëve të armatosur të rrjetit terrorist ISIS, në Irak, janë prekur nga virusi vdekjeprurës i Ebolës. Sipas “Daily Mail”, shumë xhihadistë të shtruar në spitalin e Mosulit janë me simptomat e virusit Ebola.

Raportet zyrtare të spitalit janë mbajtur të fshehura, ndërsa zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Christy Feig deklaroi se organizata e tyre po tenton të kontaktojë me zyrtarët e Mosulit, qytet që është nën kontrollin e ISIS. Virusi Ebola dyshohet se është shpërndarë nga luftëtarë afrikanë, që janë përkrahës të ISIS.

Mosuli është nën kontrollin e ISIS që nga vera e 2014-ës, dhe në këtë qytet janë vrarë dhjetëra mjekë, për shkak se nuk u janë bindur urdhrave të terroristëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: