Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka shkuar mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Ibrahim Basha” në Kamzë, e cila qëndron e mbyllur prej muajit mars.

Xhixho iu drejtua kryetarit të bashkisë Rakip Sulit, duke i kërkuar që të japë një shpjegim për ecurinë e punimeve të kësaj shkolle dhe se në çfarë faze është tenderimi.

“Sot kisha pritur që kryetari i bashkisë së Kamzës të vinte dhe të jepte llogari për qytetarët, të cilët kanë që në mars 2022 që nuk kanë më shkollën e tyre. Edhe pse të larguar nga shkolla e tyre në shkolla të tjera që janë 1 orë larg, përsëri nuk ka asnjë gjurmë të ndërtimit apo të punimeve.

Sot do të doja t’i jepja personalisht kryetarit të bashkisë një letër me shqetësimet e qytetareve, të cilët nuk ka denjuar ti dëgjojë. Rilindja duhet të kuptojë që ka ardhur koha për llogaridhënie, janë 900 nxënës që duan të kenë një shkolla të re.

Qytetarët por edhe unë duam të dimë kush është projekti i kësaj shkolle, në çfarë faze  të tenderimit, kur përfundojnë ndërtimet dhe këta banorë kanë një kosto shtesë, a ka menduar bashkia apo ministria për ti rimbursuar?

E patolerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, të mos kthehen asnjë përgjigje për peticionet e tyre, ndërkohë që Rilindja bën Këshillime Kombëtare, ndërsa kur qytetarët trokasin nëpër dyert e institucioneve, nuk përgjigjen. Këta nxënës sot përballen edhe me propagandën që ra nga kryeministri për librat falas”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: