Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un  i dërgoi sot “urimet e tij të përzemërta” presidentit kinez Xi Jinping, pasi ky i fundit mori mandatin e tij të tretë si lider i partisë dhe vendit të tij.

“Unë së bashku me ju do të ndërtoj një të ardhme më të ndritshme për marrëdhëniet” midis Koresë së Veriut dhe Kinës, tha Kim.

Kujtojmë se Xi Jinping siguroi mandatin e tij të tretë pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilin lideri 69-vjeçar konsolidoi më tej pushtetin e tij.

Ja kush janë anëtarët e Komitetit të ri të Përhershëm?

Li Qiang: Është diçka e mahnitshme që Xi ka vënë shefin e Partisë së Shangait në krye të ekonomisë së Kinës si Kryeministrin e ri dhe udhëheqësin numër dy.

Ai ishte përgjegjës për dështimin kur Shangai u mbyll dhe ata nuk mund të ushqenin dhjetëra miliona njerëz. Emërimi i tij do të shihet si besnikëri ndaj Xi Jinping që është shumë më e rëndësishme se kompetenca.

Cai Qi: Një Sekretar i Partisë së Pekinit, i cili është një mbështetës shumë i hapur dhe me zë të lartë i Xi Jinping.

Ding Xuexiang: Një ndihmës i ngushtë që ka shoqëruar Xi Jinping në të gjitha udhëtimet e tij këtë vit.

Li Xi: Një Sekretar Partie në Guangdong i cili gjithashtu ka pasur lidhje të forta me Xi. Një herë ai u dërgua në Liaoning për të marrë përsipër dhe ndëshkuar ata që manipulonin shifrat e PBB-së në provincën verilindore.

Zhao Leji dhe Wang Huning u rizgjodhën, pasi ishin në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: