TIRANE Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të talentuar në botën e muzikës shqiptare. Padyshim zëri i tij i veçantë dhe tekstet e tij ‘goditëse’ e kanë bërë këngëtarin një ndër më të preferuarit për publikun.

Së fundmi Ylli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikorë, i cili nuk u prit ashtu siç duhej. Një pjësë e madhe e komentuesve e akuzuan Yllin se kënga e tij kishte shumë ngjashmëri me atë të këngëtarit të njohur Justin Timberlake.

Biti i këngës ‘A ja ka vlejt’, është krahasuar me ‘Cary me a river’, por në një intervistë për ‘Prive’ Ylli është shprehur se kjo këngë nuk është e kopjuar aspak, sipas tij në këtë këngë është 100% Ylli Limani.

Ai gjithashtu sqaroi se Timberlake është një ndër këngëtarët e tij të preferuar dhe ndihet krenar që kënga e tij është krahasuar me atë të Timberlake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: