Pas takimit me zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini-n, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se vizita e saj paraqet mbështetje serioze për Maqedoninë. Ai u shpreh i gëzuar që BE mbetet e përkushtuar për të ardhmen e vendit.

“Kemi biseduar për takimet e ardhshme që kemi të hënën me Këshillin e ministrave dhe me Këshillin gjeneral, para se gjithash Maqedonia pritet t’i respektojë proceset demokratike, të cilat janë të deklaruara qartë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. 67 mandatet janë kusht normal demokratik për dhënien e mandatit për përpjekje të formimit të Qeverisë. Pritjet e BE-së janë se qeveria e ardhshme, nëse tregon rezultat në përkushtim për reforma BE do të ketë arsye më shumë që ta shpejtojë procesin për bisedimet e anëtarësimit në BE”, deklaroi Zaev.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: