TIRANE – Zaimina Vasjari muajt e fundit është në qendër të vëmendjes në lidhje në shtatzëninë e saj. Dy ditë më parë ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në mbishkrimin e së cilës tregonte se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Untitled-1
Por, pavarësisht kësaj, linjat trupore të këngëtares po vërtetojnë të kundërtën, kështu së paku sipas fotove të fundit. Në rrjetin social Instagram, Zaimina ka publikuar së fundmi një fotografi, ku shfaqet mjaft elegante dhe provokuese në një fustan të zi.
Untitled-2
Ajo asnjëherë nuk e ka konfirmuar me deklaratë faktin se është shtatzënë, teksa ndjekësit menjëherë kanë pyetur se pse barku i saj nuk është ende i rrumbullakosur. Sido që të jetë, Instagrami nuk konfirmon vërtetësinë se kur mund të jenë realizuar fotot e këngëtares në fjalë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: