Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se shqiptarët kanë akoma kulturë lindore për sa i përket sigurimeve, të pronës dhe të automjeteve.

Zaloshnja theksoi se në Shqipëri veprohet si në Lindje, ndërsa në Perëndim ka skemë të detyrueshme të sigurimit. Sipas tij, në Perëndim, qytetarët kërkojnë vetë të sigurohen.

Në Turqi u vendos që prona të sigurohet. Kjo ishte edhe një traditë në Perandorinë Osmane. Turqia ka pasur probleme me sigurimin e makinave. Duke qenë se nuk kishte kompani sigurimi, atëherë e zgjidhnin me njëri – tjetrin. Kjo bie në kontrast tepër të thellë me botën perëndimore, ku qytetarët kërkojnë të sigurohen. Pra, në Perëndim është kulturë, qytetarët janë ata që kërkojnë sigurimin për çdo gjë, për pronë, makinë etj. Nuk duhet më të ecim me parimin që nëse ndodh, nuk ke çfarë bën. Duhet skema e detyrueshme. Turqia ka hartë sizmike dhe në bazë të saj vendos për banesat që duhet të sigurohen. Prsh nëse do të sigurojmë banesat, në Durrës probabiliteti i lartë për t’u prekur prona nga tërmeti e bën më të detyrueshme ta sigurojmë”, deklaroi Zaloshnja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb