ITALI- Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti ka konfirmuar se janë të interesuar që ta transferojnë yllin e ri të Palermos, Paulo Dybala. Interesimi për argjentinasin është i madh, derisa presidenti i klubit sicilian, Mauro Zamparini ka zbuluar se argjentinasi kushton 50 milion euro.

“A mund të jetë e ardhmja e Dybalas në Inter? Lojtarët e mirë gjithmonë përshtaten në ekipe të mira”, ka deklaruar Zanetti. “Në qoftë se na jepet vetëm një mundësi e vogël për të nënshkruar me të, ne do ta bëjmë. Por ne duhet të jemi realiste. Ne duhet ta respektojmë rregullat e Fair Playt Financiar”, ka theksuar argjentinasi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: