Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif tha se heqja e sanksioneve të vendosura ndaj vendit të tij nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk është mjet negocimi, por detyrim ligjor dhe moral.

Zarif në një mesazh në Twitter tha se administrata e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden duhet të braktisë politikën që është trashëgimi e administratës së Trumpit.

“Lironi miliona dollarë iranianë të kapur nga tirania amerikane. Heqja e sanksioneve të Trumpit nuk është një mjet negocimi por detyrim ligjor dhe moral. Ato nuk i sollën dobi Trumpit, e as juve”, tha Zarif.

Mesazhi i ministrit të Jashtëm iranian erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ABC-së se prioritet i SHBA-së është që sërish të zbatohen detyrimet sipas marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare dhe për të parandaluar Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore. Ai tha se është e mundur të parandalohej mbështetja e pretenduar iraniane për elementët terroristë në rajon.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb