TIRANE- Zbardhen detajet e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit.Sipas marrëveshjes, ndihma e Qeverisë së SHBA­së për Zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë të Qeverisë Shqiptare kushtëzohet nga mënyra aktive e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Po kështu, në përputhje me ligjin dhe politikën e Shteteve të Bashkuara dhe me seksionin 620M të Aktit të Ndihmës së Jashtme të vitit 1961, të ndryshuar, asnjë ndihmë apo fond i Qeverisë së SHBA­së nuk do të sigurohet sipas kësaj Marrëveshjeje për përdorim nga një njësi e forcave të sigurisë të Qeverisë Shqiptare, nëse qeveria e SHBA­së ka informacion të besueshëm se një njësi e tillë ose një anëtar i njësisë ka kryer një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, nëse qeveria e SHBA­së nuk konstaton se Qeveria e Republikës së Shqipërisë është duke marrë masa efektive për të sjellë anëtarët përgjegjës të njësisë së forcave të sigurisë para drejtësisë.

Marrëveshja parashikon që Qeveria shqiptare t’i dorëzojë Qeverisë Amerikane emrat e pjesëmarrësve të synuar dhe çdo informacion tjetër që mund të jetë i nevojshëm për të përfunduar inspektimin paraprak të individëve të tillë, duke përfshirë edhe njësinë e tyre të detyrës, jo më pak se dyzet e pesë ditë para datës së synuar të fillimit të trajnimit, shkruan gazeta Tema. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, asnjë trajnim ose përfitim tjetër nuk mund të sigurohet për ndonjë individ ose njësi, derisa Qeveria Amerikane të konfirmojë se individi ose njësia është e pranueshme. Palët kuptojnë se “masa efektive” do të thotë se Qeveria e Republikës së Shqipërisë është duke kryer një hetim të besueshëm dhe se individët e përfshirë do të përballen me masat e duhura disiplinore apo ndjekjen e paanshme penale në përputhje me ligjin shqiptar.

Marrëveshja
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (në tekstin më poshtë, secili individualisht i referuar si “Palë” dhe bashkërisht si “Palët”) bien dakord për të krijuar dhe për të mbështetur një projekt të planifikuar për të forcuar sektorin e drejtësisë shqiptare dhe kapacitetin e saj për të hetuar, për të ndjekur penalisht dhe për të gjykuar krimin, veçanërisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke dhënë garanci për një proces të rregullt dhe standarde ligjore ndërkombëtare; nxitur zhvillimin profesional të zyrtarëve të sektorit të drejtësisë; për të siguruar ndihmë teknike në lidhje me reformat e duhura legjislative dhe përpjekjet për zhvillim të politikave. Masat që duhen ndërmarrë dhe burimet që do të ofrohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë (QSH) në mbështetje të kësaj Marrëveshjeje (M) janë përcaktuar më poshtë dhe përbëjnë premtime të fuqishme nga secila Palë. Fondet e dhëna nga Qeveria e SHBA­së sipas kushteve të kësaj PMje, në total $7,778,000$. Sigurimi i fondeve të Qeverisë amerikane pas vitit fiskal aktual kushtëzohet me përparimin e kënaqshëm drejt qëllimeve të projektit dhe disponueshmërinë e fondeve të autorizuara nga viti në vit nga ana e Kongresit amerikan dhe të miratuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Palët bien dakord që fondet shtesë mund të jepen për këto qëllime në bazë të të njëjtëve termave dhe kushteve që përcaktohen në marrëveshje, të ndryshuara, pa pasur nevojë të mëtejshme për të ndryshuar marrëveshjen për të pasqyruar shumën e fondeve të siguruara. Qeveria e SHBA­së do të njoftojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur burime të tjera do të jepen në mbështetjen të këtyre projekteve. Asistenca do të zbatohet nën kujdesin e dyja projekteve të Departamentit të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit: Zhvillimi i Sektorit të Drejtësisë Penale dhe Zhvillimi i Zbatimit të Ligjit. Të dy projektet janë projektuar për të përmirësuar aftësinë e qeverisë shqiptare për të penguar dhe për t’u përgjigjur për të gjitha llojet e krimit, me fokus të veçantë në përmirësimin e efikasitetit dhe të cilësisë së procedimeve penale, zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare përgjegjëse për luftën kundër krimit, përmirësimin e sistemit dhe cilësinë e trajnimit të profesionistëve shqiptarë të përfshirë në procesin e luftës kundër krimit dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë penale. Drejt këtij qëllimi, Qeveria e SHBA­së dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të ndërmarrin veprime dhe do të angazhojnë burime me bazë vjetore, siç autorizohen nga proceset e tyre përkatëse legjislative për të mbështetur këtë përpjekje.

Programi i Zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale
Programi i Zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale do t’u ofrojë ndihmë institucioneve shqiptare kyçe të drejtësisë penale, zyrtarëve të antikorrupsionit dhe agjencive mbështetëse për të rritur kapacitetin e Shqipërisë, për të luftuar të gjitha format e krimit, veçanërisht duke u fokusuar në përmirësimin e efikasitetit dhe të cilësinë e procedimeve penale, si dhe forcimin institucional dhe zhvillimin në këtë drejtim. Kontributet e projektit do të përfshijnë trajnimin, donacionet e pajisjeve, asistencën teknike, dhe këshillat nga ekspertë të fushave. Masat që duhen ndërmarrë në mbështetje të kësaj nisme përfshijnë zbatimin e 3 (tre) komponentëve: 1) rritjen e kapaciteteve të prokurorëve dhe
hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, dhe forma të tjera të veprimtarisë kriminale; 2) zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë Penale përmes legjislacionit të përmirësuar; 3) të ndihmojë gjyqësorin për të gjykuar çështjet në kohën e duhur, në mënyrë efikase, të paanshme dhe etike; dhe 4) rritjen e aksesit të qytetarëve te drejtësia. Programi i zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale do të marrë plotësisht në konsideratë negociatat e anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht Planet e Veprimit të qeverisë shqiptare për kapitujt: 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) të Acquis Communataire. Për më tepër, Programi i zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale do të ofrojë personalisht ekspertizë sa herë që është e përshtatshme dhe e mundshme. Projekti për Zhvillimin e Zbatimit të Ligjit Projekti i Zhvillimit të Zbatimit të Ligjit do të japë asistencë për zbatimin e ligjeve të Shqipërisë për të rritur kapacitetet e Shqipërisë për të penguar, për të zbuluar dhe për të hetuar të gjitha format e krimit, veçanërisht duke u përqendruar në përmirësimin e efikasitetit dhe të cilësisë së procedimeve penale. Projekti i Zhvillimit të Zbatimit të Ligjit do të përbëhet nga një ish­ekspert i zbatimit të ligjit me përvojë dhe stafi mbështetës. Rezultatet e projektit do të përfshijnë trajnimin, donacionet e pajisjeve, asistencë teknike dhe këshilla nga ekspertë të fushave.

Masat që duhet të ndërmerren në mbështetje të kësaj nisme përfshijnë zbatimin e 3 (tre) komponentëve:1) Zhvillimin e Drejtimit Strategjik të Zbatimit të Ligjit; 2) Zhvillimin e Zbatimit Operativ të Ligjit; dhe 3) Komponentin e Zhvillimit të Llogaridhënies Policore.

Masat që do të merren nga Qeveria e SHBA­së, përfshijnë:
– Mbështetjen dhe financimin e projekteve të Zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale dhe të projekteve të Zhvillimit të Zbatimit të Ligjit për zbatimin e komponentëve të përshkruar më sipër. Masat që do të merren nga QSH­ja përfshijnë: – Të sigurojë vende për trajnime sa herë që të jetë e mundur dhe të caktojnë pikat e kontaktit për koordinimin e të gjitha aktiviteteve; – Sigurimi i zbatuesve të programeve me qasje te zyrtarët e duhur dhe te pajisjet e dhuruara më parë, në mënyrë që të japin ndihmën e përshkruar më sipër dhe për të kryer monitorimin e përdorimit në destinacion; – Të caktojë kandidatët e përshtatshëm dhe të kualifikuar për t’u trajnuar, të cilët kanë nivelin e angazhimit dhe të kompetencës për të shfrytëzuar trajnimin dhe ndihma të tjera në mënyrë efektive; – Vendosja e sistemeve dhe procedurave për të siguruar që institucionet dhe individët që marrin trajnim, pajisje dhe ndihmë tjetër të shfrytëzojnë plotësisht ndihmën e marrë në interes të QSH­së, përfshirë kërkesat që personat, që marrin trajnim në fusha të specializuara të shërbejnë në pozicionet që i lejojnë të shfrytëzojnë dhe të ndajnë aftësitë dhe njohuritë e marra në emër të Qeverisë Shqiptare për një periudhë kohore proporcionale me fushëveprimin, kompleksitetin dhe kohë­zgjatjen e trajnimit të marrë; – Puna me zbatuesit e programeve për identifikimin e rezultateve nga çdo vizitë studimore ndërkombëtare; – Hartimi i një strategjie tranzicioni që përfshin drejtimin shqiptar të këtyre aktiviteteve, si dhe të pajisjeve të dhuruara, duke siguruar që trajnimet nga Qeveria e SHBA­së dhe ndihma teknike të përfshihen si pjesë e zbatimit nga ana e QSH­së. Palët mund të rrisin, ndryshojnë ose ndërpresin projektet e ndërmarra në lidhje me këtë Marrëveshje, siç është rënë dakord nga Palët me shkrim. Një projekt i tillë do t’u nënshtrohet termave dhe kushteve të kësaj Marrëveshje.

Programi i Zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë Penale
Komponenti i projektit 1: Rritja e kapaciteteve të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të veprimtarisë kriminale – Objektivi i këtij komponenti të projektit është që të zhvillojë një trajnim, si dhe qasje gjithëpërfshirëse kundrejt dhënies së përvojës dhe këshillimit për prokurorët dhe hetuesit. Komponenti i projektit 2: Zhvillimi i Sistemit të Drejtësisë Penale nëpërmjet legjislacionit të përmirësuar – Objektivi i këtij komponenti të projektit është që të sigurojë kontribute dhe këshilla për hartimin e ligjeve të rëndësishme të drejtësisë penale, politikat dhe kodet etike. Komponenti i projektit 3: Ndihmon gjyqësorin për të gjykuar çështjet në kohën e duhur, në mënyrë efikase, të paanshme dhe etike – Objektivi i këtij komponenti të projektit është rritja e transparencës dhe e kuptimit të përgjegjësisë dhe të llogaridhënies gjyqësore. Komponenti i projektit 4: Rritja e qasjes së qytetarëve te drejtësia – Objektivi i këtij komponenti të projektit është rritja e qasjes në drejtësi e qytetarëve të Shqipërisë. Metodat e verifikimit të arritjeve të projektit përfshijnë vrojtimin nga ana e personelit të dy qeverive bashkëpunuese, dhe analizat e të dhënave përkatëse zyrtare, siç janë të dhënat mbi asetet e konfiskuara përkohësisht dhe në mënyrë të përhershme, të dhënat mbi dënimet për krime të veçanta dhe të tjera. Projekti për Zhvillimin e Zbatimit të Ligjit Komponenti i projektit 1: Zhvillimi i drejtimit strategjik – Objektivi i këtij komponenti të projektit është forcimi i udhëheqjes, drejtimit dhe profesionalizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Personelit të Drejtimit Ekzekutiv të Policisë së Shtetit. Komponenti i Projektit 2: Zhvillimi i Zbatimit Operativ të Ligjit – Objektivi i këtij komponenti të projektit është përmirësimi i aftësive operative të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, sidomos të atyre që lidhen me aftësitë bazë policore, kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe të terrorizmit. Komponenti 3 i Projektit: Komponenti i Zhvillimit të Llogaridhënies së Policisë – Objektivi i këtij komponenti të projektit është të zhvillojë një mbikëqyrje të pavarur civile të Policisë së Shtetit.

Mbikëqyrja dhe Vlerësimi
1. Çdo Palë do të ketë të drejtë: 1) të shqyrtojë çfarëdo prone të financuar apo të dhënë nga ajo Palë sipas kësaj Marrëveshjeje, për të përcaktuar se ajo pronë po përdoret në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshjeje; dhe 2) të inspektojë dhe revizionojë të dhënat dhe llogaritë në lidhje me fondet, pronën ose shërbimet e financuara ose të dhëna nga kjo Palë sipas kësaj Marrëveshjeje, për të përcaktuar se këto fonde, prona dhe shërbime po përdoren në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshjeje.
2. Palët do të mbikëqyrin ecurinë e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë përdorimin e fondeve, pronave dhe shërbimeve të financuara apo të dhëna sipas kësaj Marrëveshjeje të paktën një herë në vit. Çdo Palë do të caktojë personel të kualifikuar për pjesëmarrje në procesin e monitorimit dhe të vlerësimit.
3. Çdo Palë do t’i japë palës tjetër informa­cionin e nevojshëm për të vlerësuar efektshmërinë e aktiviteteve të projektit sipas kësaj Marrëveshjeje. Në fund të këtij projekti, do të lëshohet një raport i plotësuar. Ky raport do të përfshijë një përmbledhje të kontributeve të projektit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara, një dosje të aktiviteteve të kryera, objektivat e arritur dhe të dhënat përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: