TIRANE-Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.

Sipas dosjes hetimore, Henaj, gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim, i paarrestuar dhe i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vjedhjes”. Henaj, sipas dosjes, e ka njoftuar Fatjon Lilën që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij mjaft informacione që e ndihmonin t’i fshihej Policisë.

Engrid Henaj
Engrid Henaj

 

 

“Panorama” zbardh të plota përgjimet telefonike dhe ambientale të Prokurorisë, mes policit Henaj dhe të kërkuarit Lila. Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacione të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera. Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë. Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.

PËRGJIMET

-Nga transkriptimi i bisedave telefonike, rezulton se shtetasi Engrid Henaj ka komunikuar me shtetasin Fatjon Lila disa herë. Konkretisht në datën 21.05.2017 ora 21:51, Engrid Henaj nga numri celular ******198, ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt numër ******956, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon. Në këtë bisedë, polici e këshillon mikun e tij në kërkim që të gjejë një zgjidhje me prokurorin e çështjes.

Polici: Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një çikë, për muhabetin tat. Ik kap prokurorin e idiot… Se je akoma në afat… Po ik pra, ta mbylli për muhabetin tat, o k…

Fajton Lila: Kush, të tha gjë njeri ty?

Polici: Po e di unë… ik te prokurori atje ta mbylli, mos të lëshojë urdhërarresti se ike në kokërr të burgut.

Fatjon Lila: Po ma ço, e ke emrin e atij atje?…

Polici: S’e kam o vëlla, nuk e di kush është aty. (Pyet kolegun: o shoku im, e jep se kush prokuror e ka çështjen?)… S’e jep, po ik interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut na njërin që të interesohet, a dëgjo? Për ato makinat b***, ça ke bërë andej nga Kavaja, janë dy makina…

-Biseda, datë 22.05.2017 ora 10:16 mes Engrid Henaj dhe Fatjon Lilës, që tregon se ata janë takuar me njëri-tjetrin, edhe pse Lila ishte në kërkim.

Panorama:  http://www.panorama.com.al/zbardhen-pergjimet-mes-efektivit-dhe-hajdutit-per-ato-makinat-b-ca-ke-bere-andej-nga-kavaja/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb