Një prej pushuesve nga Kosova, i cili mbeti i lënduar gjatë zjarrit që përfshiu hotel “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë, ka rrëfyer nga spitali momentet e tmerrit kur u përball me flakët dhe tymin e dendur në orët e para të mëngjesit.
I riu tregoi se gjithçka ndodhi papritur rreth orës 4:00 të mëngjesit, duke e bërë të pamundur daljen nga korridori i godinës:
“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton, a nuk e di.”
Ngjarja la të plagosur shtatë persona, nga të cilët gjashtë janë shtetas nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Sa i përket trajtimit mjekësor, dy prej të dëmtuarve janë transportuar urgjentisht drejt Tiranës për kujdes më të specializuar, ndërsa katër të tjerë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
