TIRANA

Policia informon zyrtarisht se 31-vjeçari Leo Hera është dëmtuar në këmbë ditën e djeshme ku dhe u paraqit në spital.

Hera ka dëshmuar në Polici se ishte duke ecur në këmbë dhe e kanë qëlluar nga mbrapa.

Më tej ai thotë se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar ndërkohë që vetë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb