TIRANË

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës i plagosur me armë në këmbë.

I riu është marrë në pyetje pas asistencës mjekësore për rrethanat e ngjarjes, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke mos treguar asgjë.

Fatmirësisht 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plagosja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Don Boskos, në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: